Festivali i 55-të i këngës në RTSH – 21, 22, 23 Dhjetor

Ngjarja më e madhe muzikore e vitit po afron…
“Festivali i 55-të i Këngës në Radio-Televizion” do të rikthejë emocionet e fundvitit në skenën e Pallatit të Kongreseve. 24 artistë në garë për çmimin e madh. Të ftuar kombëtarë e ndërkombëtarë.
Artistë të vjetër e të rinj që do rikthejnë hitet e festivaleve në vite… për tri mbrëmje të paharrueshme…

Festivali i 55-të i Këngës në Radio-Televizion po vjen: 21, 22 dhe 23 dhjetori ju pret në Pallatin e Kongreseve.
Biletat mund t’i gjeni online në myticket.al, në të gjitha pikat e Western Unuion në gjithë Shqipërinë, pranë RTSH-së dhe Pallatit të Kongreseve në Tiranë.