December 20, 2017  /  Redon Makshi

MUZIKA: Redon Makashi

TEKSTI: Timo Flloko

KENDON: Redon Makashi

 

Ekziston

 

Ekzistoje ti tek unë çdo moment

Ekzistoje brenda meje mijëra vjet

Një rreze dielli ty të zgjon

Ësht’ syri im që depërton

Se askush tjetër s’mund ta shohë

Çfarë unë në sytë e tu dalloj.

Më mungon enigma ime

Ti, si qielli pamjen ndërron…

Dëshpërohesh si fëmi dhe më largohesh

Dhe kur kthehesh e penduar më dorëzohesh…

Ekzistoje ti tek unë në çdo moment

Ekzistoje brenda meje mijëra vjet…

Në krahët e mi unë të pushtoj

Nga frik’ e vdekjes të të mbroj…

Ti je ajo nuk e kupton

Se ekziston, unë ekzistoj…?!

Pse ke frikë ti zemra ime,

Çfarë te tremb unë s’e kuptoj…

Mos kujto se do t’iki, do t’largohem

Se një jetë me ty është pak që të jetohet

Se pa ty në jetë

S’mund të ekzistoj…

Se ekziston…unë ekzistoj

(Ti je ajo, vetëm ajo…ajo…ajo

E kuptooooooon?!)

Ekziston ti tek unë në çdo moment

Ekziston ti brenda meje mijëra vjet…