December 20, 2017  /  Orgesa Zaimi

Muzika: Briz Musaraj

Teksti: Olti Curri

Kendon: Orgesa Zaimi

 

Ngrije Zerin

 

Veç një hap
ti je larg,
Nuk kam frikë
të gaboj.
Kam dëshirë,
jam njeri.

Ti më ndjell si një dritë
si muzikë,
a je ndjerë
i lirë?

Jam sot uragan lirie,
mesazh dashurie.
Unë

kam sot forcën
e gjithë botës,
dritën blu të qiellit, unë
për ju

Refren

A ke qenë i lirë
veç një herë,
një jetë ke,
një herë vjen
në këtë botë.

A ke qenë i lirë
veç një herë,
një jetë ke,
një herë vjen
në këtë botë.

Ti ngrije zërin!
Ooooo
Ooooo
Ti ngrije zërin!
Ooooo
Ti ngrije zërin
çdo ditë!

Thonë të gjithë
je e re,
rri dhe prit.
Shpirtin zjarr
nuk e ndal,
s’kam limit.

Jeta vjen
si një dallgë,
por lundroj,
nuk ndaloj,
kurrë jo.

Kam sot
forcën e gjithë botës,
dritën blu të qiellit,
unë
për ju.

Refren

A ke qenë i lirë
veç një herë,
një jetë ke,
një herë vjen
në këtë botë.

A ke qenë i lirë
veç njëherë,
një jetë ke,
një herë vjen
në këtë botë.

Ti ngrije zërin!
Ooooo
Ooooo
Ti ngrije zërin!
Ooooo
Ti ngrije zërin çdo ditë!

Jam sot uragan lirie,
mesazh dashurie, unë
kam sot forcën e gjithë botës,
dritën blu të qiellit unë.

Refren