December 20, 2017  /  Mariza Ikonomi

MUZIKA: Mariza Ikonomi

TEKSTI: Florian Zyka

KENDON: Mariza Ikonomi

 

UNË

 

Unë marr frymë, por akull kam në shpirt

Unë kaloj, mbi humnera pabesish

Dhe ka gjithmonë një qetësi para stuhisë

Por këtë herë veten se braktis

Do qëndroj, do besoj, nuk bie më në gjunjë

Ngrihem vet, sonte idhujt janë në gjumë

Në errësirë, shikoj edhe më qartë

Qiellin prek, ëndërrat marrin flakë

Jetës dua ti marr më shumë

Jetës dua ti fal më shumë

Jetës dua ti marr më shumë

Jetës dua ti fal më shumë

Ref.

Se nuk kam frikë të rrëzohem

Nuk kam frikë të guxoj

Prap do provoj, prap do provoj

S’do ndaloj….

Un vrapoj, në çdo hap gjej premtime që zhgënjejn

Un shikoj silueta që s’njohin ndjenjë

Por prap qëndroj mes urrejtjes dhe zilisë

E asnjëherë unë veten se braktis

Jetës dua ti marr më shumë

Jetës dua ti fal më shumë

Jetës dua ti marr më shumë

Jetës dua ti fal më shumë

Ref.

Nuk kam frikë të rrëzohem

Nuk kam frikë të guxoj

Prap do provoj, prap do provoj

S’do ndaloj….