December 20, 2017  /  Inis Neziri

MUZIKA: Gridi Kraja

TEKSTI: Florian Zykaj

KENDON: Inis Neziri

 

PIEDESTAL

 

I hap sytë

Por në çdo hap

Ne jemi dhe më larg

Ësht’ e ftohte çdo fjalë

Ky qytet i madh,

Ësht’e ftohtë buzëqeshja që më jep,

S’ka jetë

Dorën zgjas,

Që ta heq këtë maskë,

Para se të jetë tepër vonë,

Dhe vehten ta humbas.

Nëse ti guxon,

Dhe si un beson,

Ndoshta nesër,

Një botë tjetër do jetojmë

–Refreni–

Muret e vetmisë do të bien,

Tempuj dashurie le të ngrihen,

Si për engjëj e për djaj,

Që brenga mbajnë…

Ësht’ koha porsi dielli të zgjohesh,

Ësht’ koha zëri yt të dëgjohet,

Mbi një piedestal, zemrën mbaj..

Heshtur flas

Me ditët që lash pas,

Dhe kuptoj, nuk duhet të ndalojmë,

Shpresa mos të humbas….

Nëse ti beson,

Dhe si un guxon,

Të gjithë nesër

Një bot’ tjetër do jetojm..

–Refreni–

Muret e vetmisë do të bien,

Tempuj dashurie le të ngrihen,

Si për engjëj e për djaj,

Që brenga mbajnë…

Ësht’ koha porsi dielli të zgjohesh,

Ësht’ koha zëri yt të dëgjohet,

Mbi një piedestal, zemrën mbaj..

–Bridge–

Botën e mbaj

Përmbi duar tani

Dua ngjyra ti jap

Mos ta shoh bardh e zi..

Dua dhe njëherë

Të shkojm’ në përjetësi,

Jo më gjunj që dridhen drejt humnerës,

Ka dhe drit për ty..

Koha ndaloi,

Hey s’ka më errësirë,

Syt e tu më than

Jo asgjë s’na ndal.

–Refreni–

Muret e vetmisë do të bien,

Tempuj dashurie le të ngrihen,

Si për engjëj e për djaj,

Që brenga mbajnë…

Ësht’ koha porsi dielli të zgjohesh,

Ësht’ koha zëri yt të dëgjohet,

Mbi një piedestal, zemrën mbaj..