December 20, 2017  /  Genc & David Tukiçi

Teksti: AGIM XHEKA

Muzika: GENC TUKIÇI

Këndojnë : GENC E DAVID TUKIÇI

 

TË PANDARË

 

Ne të dy një ditë u ndamë

Ti dhe unë larg në mërgim

Ikëm larg edhe më s’u pamë

Zogj pa krahë në shtegëtim

 

Por zemrat tona asnjëherë nuk u ndanë

Ku isha unë, ishe edhe ti

Se zëri yt më sillte kaq pranë

Një mal me mall e plot dashuri

 

Ti eja vëllai im

Ta këndojmë këtë këngë të dashurisë

Bashkë ne, të pandarë Eja vëllai im!

Ne të dy një det na ndau

Por dashuria, jo nuk u shterr

Për vendin tonë zemra ne na rrahu

Tok do të mbetemi përherë

 

Se zemrat tona asnjëherë nuk u ndanë

Ku isha unë ishe edhe ti

Se zëri yt më sillte kaq pranë

Një mal me mall e plot dashuri

Ti eja vëllai im

Ta këndojmë këtë këngë të dashurisë

Bashkë ne, të pandarë

Eja vëllai im!

Ti eja vëllai im

Ta këndojmë këtë këngë të dashurisë

Bashkë ne, të pandarë

Eja vëllai im

Eja vëlla, vëlla!