December 20, 2017  /  Denisa Gjezo

MUZIKA: Marjan Deda

TEKSTI: Aurel Thëllimi

KENDON: Denisa Gjezo

 

ZEMËR KU JE?

 

Flas me natën dhe i them ç’farë fsheh ti?
Ajo hesht ajo nuk flet, është si ai..

Ulur vetëm rri e pres kujtimet gris.

Nata ikën një ditë vjen me veten them, ku je?

Ref ..

Dhe un si ç’do femër e di ç’kërkoj
Dhe un si ç’do femër do dashuroj
Më the të dua sa fjalë më the
Zemër ku je ti, zemër ku je?

Dhe me veten bisedoj ajo më qorton.

E ç’do fjalë që ti më thoje dje, sot iluzion.

Fjalët s’kanë më vlerë, si dimër me erë, vrapojn.
Por prap do vazhdoj, veten besoj, un di të jetoj.