December 20, 2017  /  Artemisa Mithi

Muzika: Flamur Shehu

Teksti: Agim Doçi

Kendon: Artemisa Mithi

E DUA BOTËN

 

E dija botën shumë të sinqertë
Dhe vehten time një pjesë të saj

Po humbi shpresa, nuk është e lehtë
Jo nuk kam faj, të qesh, apo të qaj.

U fola njerëzve gjithmonë në sy
Nuk e besonin, çudi sit e vërtetë
Më thuaj ZOT të pyes vetëm TY
Mos vall’ kjo botë, është e padrejtë.

Refreni:

Se jetën NE do t’a jetojmë
Ashtu si zemrat e kerkojnë

Jo, nuk dyshoj, se nuk ka tjetër Botë
Kemi një QIELL në fatin tonë!

Sot Botës tonë, me Re trazuar

T’i japim bashk’ sa më shumë Dritë
Nga njerzit vetëm unë kam kërkuar
T’i falim Jetës, të gjith’ DASHURIT.