December 20, 2017  /  Grupi NA dhe Festina Mejzini

MUZIKA: Grupi NA

TEKSTI: Grupi NA

KENDOJNE: Grupi NA dhe Festina Mejzini

 

TJETËR JETË

 

Ma thuaj ti, si je tani me një fjalë

E lumtur je? Dua ta di, kam kohë pa të parë.

Nuk vuaj më! Ashtu si ti, sot tjetër je.

Dua të dëgjoj ato, dikur me sy i the.

Zemër malli më ka marrë, nuk mundem dhe hesht.

Nuk besoja, nuk e doja kurrë por po më vret!

Është e vështirë pa zërin tënd, pa të ndjerë kur kam nevojë

Të kam përballë 0 Zot! S’arrij ta pranoj!

Si kristal në sy të mbaj

Thyhesh lehtë ndaj unë nuk qaj

Me lejo të t’prek njëherë

Të të flas si atëherë

Premtimet që ne shkruam u grisën erë

Dashurinë e lamë mënjanë

Ndjenjës sonë kufije i dhanë

e lejo të fundit herë

e të ndjej në të vërtetë

Jetuam bashkë të dy një tjetër jetë

E ka një fund, një perëndim, çdo histori

Pranoje ti, e ndrydhëm vet, ne k’të dashuri

Por koha rrjedh, e pas i le, qindra-mijëra fjalë

Kujtimet do të mbeten përjetësisht, ndërsa sot ky lot kristal