Pjesë nga provat gjenerale të Eneda Tarifës

 

Ditën e djeshme janë zhvilluar provat gjenerale për festivalin e Eurosongut. Në përformancën shqiptare spikat thjeshtësia, saktësia vokale dhe fustani ngjyrë ari i këngëtares Eneda Tarifa. Netët gjysëmfinale të Eurovisionit do të zhvillohen në datat 10 dhe 12 maj, ku Eneda do të këndojë në natën e dytë për të siguruar një vend në finalen e madhe të datës 14 maj.