Njoftim

Stafi organizues i Festivalit të 55-të të Këngës në Radio-Televizion ka kënaqësinë t’ju njoftojë, se sonte në mbrëmje, në edicionin qendror të lajmeve në RTSH do të shpallen emrat e 24 artistëve që do të garojnë për çmimin e madh të festivalit. Fituesi i festivalit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionit, që do të mbahet në Kiev të Ukrainës.