Njoftojmë publikun, se kanë dalë në shitje biletat për edicionin e 56-të të Këngës në RTSH! Ato mund t’i gjeni në sportelin e Pallatit të Kongreseve, si edhe në sportelet e Radio Tiranës dhe Televizionit Shqiptar. Festa më e madhe e muzikës shqiptare është fare pranë. Emrat e njohur të këngës, të ftuarit specialë, elementet e show-t dhe pjesëmarrja e kantautorit të njohur italian Riccardo Cocciante, janë një garanci më shumë jo vetëm për Festivalin, por edhe për festat e fundvitit.