Festivali i Këngës shënon edicionin e tij të 55-të. Funddhjetori, ashtu sikur në vitin e largët 1962 kur kënga e lehtë shqiptare nisi sëpari rrugën e saj në Radio Tirana. I mbajtur në sallën e Institutit të Lartë të Arteve, Festivali i Parë kishte si udhëheqës artistik kompozitorin Abdulla Grimci dhe regjisor ishte Luigj Gurakuqi. Kënga e parë e kënduar në këtë Festival e sigurisht e para e të gjithë këngëve, është ajo me titull “Këndoj” e kompozuar dhe interpretuar nga Avni Mula. Në këtë edicion të parë u ndanë dy çmime të treta dhe tre të dyta. Ndonëse nuk pati një këngë fituese, vlerësime u bënë për këngëtarët mes të cilëve këngëtarja e madhe Vaçe Zela me çmim të parë. Të gjithë kujtojmë këngën e interpretuar prej saj “Si sot një vit më parë jam martuar, dhe të lumtur rrojmë ne”. Titullohet “Fëmija i parë” që njihet bashkë me “Lemzën” apo “Erën pranverore” si refrene në buzët e të gjithëve ne…

… kështu mori jetë dhe nisi udhën e vet, ngjarja më e bukur muzikore e vitit!

Ndër vite, Festivali i Këngës do të ishte shtëpia e kompozitorëve të talentuar, instrumentistëve virtuozë dhe këngëtarëve me vokale ngjethëse. Do ta nisnin këtu karrierën e tyre për ta vijuar suksesshëm, legjendat e padiskutueshëm si Vaçe Zela, Avni Mula, Gaqo Çako, Ema Qazimi, Tonin Tërshana, Ferdinand Deda, Agim Krajka,  Pjetër Gaci, Tish Daija, David Tukiçi, Llazar Siliqi, Fatos Arapi, Dionis Bubani e shumë emra të tjerë të cilët renditen meritueshëm në panteonin e historisë së muzikës shqiptare. Ndërsa vitet bëheshin dekada, evidentoheshin talente të reja dhe konsolidonin talentin e tyre poetët dhe kompozitorët. Mjafton të kujtojmë artistët Zhuliana Jorganxhi, Xhevahir Spahiu, Alqi Boshnjaku, Kastriot Gjini, Luan Zhegu, Vladimir Kotani, Edmond Zhulali, Ardit Gjebrea, Alfred Kaçinari, Alida Hisku, Nertila Koka, Parashqevi Simaku, Irma Libohova, Liljana Kondakçi, Mefarete Laze, Anita Bitri, Manjola Nallbani, Aurela Gaçe, Elsa Lila.

Ndalur në secilin vit, mësojmë se cilët kanë qenë fituesit e Festivalit të Këngës në 54 vite jetë.

Festivali VitiKëngëtariKëngaKompozoiTekstiPjesëmarrësitFoto / Video
11962 Nuk pati fitues.Më vonë Vaçe Zela u vlerësua me çmimin e parë.Fëmija e parë----
21963Nikoleta Shoshi & Rita VakoFlakë e borëTish DaijaLlazar Siliqi--
31964Klotilda Shantoja & Rita VakoDritaren kërkojTonin HarapiLlazar Siliqi--
41965Tonin Tërshana & Rita VakoTë dua o detTonin HarapiMark Gurakuqi--
51966Vaçe Zela & Ramiz KovaçiShqiponja e lirëPjetër GaciIsmail Kadare--
61967Vaçe Zela & Gaqo ÇakoKëngë për Shkurte VatënFerdinand DedaRuzhdi Pulaha--
71968Vaçe Zela & Ramiz KovaçiMësuesit heroLimos DizdariDritëro Agolli--
81969David Tukiçi & Rozeta DoraciDhuratë për ditëlindjenNikolla ZoraqiFatos Arapi--
91970Liljana Kondakçi & Vaçe ZelaMesnatëShpëtim KushtaFatos Arapi--
101971Tonin Tërshana & Sherif MerdaniKënga e nënësAgim ProdaniAgim Shehu--
111972Tonin TërshanaKur vjen pranveraPjetër GaciFatos Arapi--
121973Vaçe Zela & Ema QazimiGjurmë të artaKujtim LaroLirim Deda--
131974Alida Hisku & Petrit DobjaniVajzat e fshatit timEnver ShëngjergjiZhuliana Jorganxhi--
141975Alida Hisku & Ema QazimiBuka e duarve tonaKujtim LaroXhevahir Spahiu--
151976Avni Mula & Vaçe ZelaNënë moj do pres gërshetinAvni MulaHysni Milloshi--
161977Vaçe Zela & Shpresa SpahoGonxhe në pemën e lirisëLimos DizdariRobert Shvarc--
171978Gaqo Çako, Ema Qazimi & Liljana KondakçiKëputa një gjethe dafineLimos DizdariXhevahir Spahiu--
181979Zeliha Sina & Liljana Kondakçi, Afërdita LaçiFestë ka sot ShqipëriaAgim ProdaniZhuliana Jorganxhi--
191980Myfarete Laze & Vaçe ZelaShoqet tona ilegaleAgim ProdaniZhuliana Jorganxhi--
201981 Ema Qazimi & Liljana KondakçiKrenari e brezaveFeim IbrahimiGjokë Beci--
211982Marina Grabovari & Luan ZheguNjë djep në barrikadëAvni MulaHysni Milloshi--
221983Tonin TërshanaVajzë moj, lule mojLuan ZheguAdelina Balashi--
231984Gëzim Çela, Nertila Koka & Bashkim AlibaliÇel si gonxhe dashuriaVladimir KotaniArben Duka--
241985Parashqevi SimakuNë moshën e rinisëVladimir KotaniArben Duka--
251986Nertila KokaDy gëzime në një ditëDavid TukiçiGjokë Beci--
261987 Irma & Eranda LibohovaNuk e harrojAgim KrajkaHaxhi Rama--
271988Parashqevi SimakuE duam lumturinëPirro ÇakoAgim Doçi--
281989Frederik Ndoci, Manjola Nallbani & Juli NdociToka e diellitAleksandër PeçiXhevahir Spahiu--
291990Anita BitriAskush s’do ta besojëFlamur ShehuJorgo Papingji--
301991Ardit GjebreaJonArdit GjebreaXhevahir Spahiu--
311992Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani & Viktor TahirajPesha e fatitOsman MulaAlqi Boshnjaku--
321993Manjola NallbaniKur e humba një dashuriVladimir KotaniJorgo Papingji--
331994Mira KonçiTë sotmen jetoShpëtim SaraçiAlqi Boshnjaku--
341995Ardit GjebreaEjaArdit GjebreaXhevahir Spahiu--
351996Elsa LilaPyes lotinValentin VeiziEnrieta Sina--
361997Elsa LilaLarg urrejtesValentin VeiziAlqi Boshnjaku--
371998Albërie HadërgjonajMirësia dhe e vërtetaLuan ZheguArben Duka--
381999Aurela GaçeS’jam tribuAdrian HilaJorgo Papingji--
392000Rovena DiloAnte i tokës simeAlfred Kaçinari & Ardit Gjebrea Rovena Dilo--
402001Aurela GaçeJetojAdrian HilaJorgo Papingji--
412002Mira KonçiBrenda vetes më merrShpëtim SaraçiPandi Laço--
422003Anjeza ShahiniImazhi ytEdmond ZhulaliAgim Doçi--
432004Ledina ÇeloNesër shkojAdrian HilaPandi Laço--
442005Luiz EjlliZjarr e ftohtëKlodian QafokuDr. Flori--
452006Frederik NdociBalada e guritAdrian HilaPandi Laço--
462007Olta BokaZemrën e lamë pengAdrian HilaPandi Laço--
472008Kejsi TolaMë merr në ëndrraEdmond ZhulaliAgim Doçi--
482009Juliana PashaNuk mundem pa tyArdit GjebreaPirro Çako--
492010Aurela GaçeKënga imeShpëtim SaraçiSokol Marsi--
502011Rona NishliuSuusFlorent BoshnjakuRona Nishliu--
512012Bledar Sejko & Adrian LulgjurajIdentitetBledar SejkoEda Sejko--
522013Hersiana MatmujaZemërimi i një nateGenti LakoJorgo Papingji--
532014Elhaida DaniDiellAldo ShllakuViola Trebicka & Sokol Marsi--
542015Eneda TarifaPërrallëOlsa ToqiOlsa Toqi Nata 1 Nata 2 Nata finaleFoto Video