Rokeri i njohur shqiptar Eugent Bushpepa me këngën “Mall” u shpall unanimisht fitues i Fest’56, i cili u mbyll mesnatën e së shtunës në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në intervistën e parë pas marrjes së kupës, ai në fjalët e para falenderoi RTSH dhe jurinë për vlerësimin dhe tha se do të jepte maksimumin në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurosong që do të organizohet më 18 maj 2018 në Lisbonë të Portugalisë. Me fituesin e Fest ’56 bisedoi gazetarja e RTSH Mira Tuci.