I perceptuar nga gjithë publiku si ngjarja më e madhe muzikore në vend, Festivali i Këngës në RTSH teston artistet dhe muzikantët në skenë me të kënduarin live. Provat e lidhura orkestër-këngëtarë kanë zënë vend në Pallatin e Kongreseve pak ditë para natës së parë, për atë që pritet si një edicion krejt i veçantë në Jubileun e 55-të të këtij Festivali. Producentet muzikorë, orkestra, këngëtarët dhe pjesa teknike, audios/regji provuan të bëjnë një pjesë të mozaikut bashkë. Maestro Alfred Kaçinari flet për këtë fazë të punës por edhe për prurjet e këtij viti.

Sfida e muzikantëve kuptohet kur një artist i talentuar si Genc Salihu konkurent me këngën “Ketu” flet gati për një magji që ndodh me këngëtarin kur ngjitet në këtë skenë, të kënduarit live, një orkestër e plotë dhe bendi që luajnë veç për ty.

Genci, kritik i ekuilibruar i kompeticionit “The Voice” flet për një bashkim forcash interesant mes Kosovës dhe Shqipërisë në këtë edicion të Festivalit ashtu siç duhet të ishte në fakt prej koheësh.

Festivali i 55-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar rikthen pas 12 vitesh në skenë këngëtaren Ledina Çelo, por këtë herë si prezantuese e përkrah saj aktori shqiptar i njohur në Gjermani, Kasem Hoxha.