“Çka ka shpija” mban peng Gresa Pallaskën

Telenovela “Çka ka shpija” që transmetohet në ekranin e RTK, në Prishtinë duket se ka qenë arsyeja që e penalizoi aktoren Gresa Pallaska të tërhiqet nga prezantimi i edicionit të 54-t të Festivalit në RTSH. Artistja me keqardhje ka dhënë dorëheqjen nga kjo ngjarje artistike, më e madhja në Shqipëri, sa i përket muzikës, duke gjetur mirëkuptim tek stafi drejtues i Festivalit. Tejet e impenjuar pedagogia dhe artistja e preferuar e audiencës në Kosovë shfaqet këtë vit në sërinë e dytë të telenovelës më të ndjekur në Kosovë, si protagoniste. Ndërkaq, Pallaska paralel vijon impenjimet edhe në teatër dhe jetën artistike të Prishtinës.
Edicioni i 54-t i Festivalit në RTSH nis në datën 25 Dhjetor dhe do të prezantohet nga Blerta Tafani dhe Pandi Laço, nën drejtimin artistik të Elton Dedës e regji të Bledar Laços. Për herë të parë këtë vit 30 krijimet e artistëve konkurrent u prezantuan përmes klipeve përkatëse në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar, risi kjo që gjeti mjaft mbështetje nga vetë artistët dhe që është mirëpritur edhe nga publiku, që i ka ndjekur në kanalin e Festivalit të 54-t në Youtube!

Gresa gjatë punës së saj si aktore

Gresa gjatë punës së saj si aktore