Sensacioni i muzikës shqiptare, gjysmëfinalisti i edicionit të parë të talent show-t “The Voice of Albania”, Yll Limani është sot një nga zërat e rinj më të kërkuar të muzikës shqiptare. “Pritëm se po vij”, “Najher”, “Lart mbi yje”, “Shko”, etj, janë projektet e këngëtarit nga Prishtina që duket se kanë rrëmbyer zemrat e publikut. Yll Limani thotë se muzika i buron nga shpirti dhe insiston që këngët e tij të mos komercalizohen.
Balada “Shiu” është një përjetim personal i këngëtarit, i cili me siguri do të na emocionojë dhe përlotë me ndjeshmërinë e muzikës së tij.