Të gjithë e njohin për baladat e saj shpërthyese dhe për këngët kontraverse, por këtë herë, Xhesika Polon do ta shihni ndryshe. Ajo vjen për herë të parë në festival në bashkëpunim me vëllanë e saj 17-vjeçar Marko Polo, i cili është kompozitori i këngës me titull “Eva jam unë”. “Të gjitha femrat janë Eva dhe unë kam vendosur të këndoj për të gjitha Evat”, – thotë Xhesika.