Pjesë e Festivalit të 55-të të RTSH-së do të jetë edhe fituesi i edicionit të pestë të “The Voice”, Tiri. Tiri studion për Muzikologji në Universitetin e Arteve në Tiranë. Kjo është pjesëmarrja e tij e dytë në festivalin e RTSH-së, por e para si solist pas debutimit të parë me grupin “Bon Bon Band”.
Kënga “Më zgjo” përfaqëson një frymë të re në muzikën pop shqiptare. Stili i saj është një kombinim i elementeve të muzikës pop, dubstep, trap music dhe të gjitha këto të “mbështjella” nga muzika simfonike. Fabula e këngës parashtron një mesazh sa universal aq dhe personal për njerëzit: dashuria. Një tekst rrëfimtar e i ngrohtë që buron nga melodia plot emocion e dinamizëm.