Teuta Kurti – Në sytë e mi

Dua ti flas sonte
Botës veç për ty
Asgjë s’vlen, asgjë s’mbetet
Mbi një dashuri

Endacake zemrat
Në miliona sy
Në eksprese trenash
Zhurma pa muzikë

Eja më merr
Sytë e mi duan diell
Të shoh, të ndjej
Të rri pranë teje

Në valixhe ëndrrat
Nuk janë më motiv
Sa shumë buzë, eh sa zemra
Kyçin fshehin dashuritë