Rezarta është diplomuar për muzikë dhe që në moshë të vogël e ka ushqyer shpirtin me muzikë të mirë. Është cilësuar si këngëtare e “live-ve” dhe Festivalin e RTSH-së e konsideron si të preferuarin e saj, duke u bërë për të pestin vit rradhazi pjesë e tij. Këngët e saj janë renditur gjithnjë në dhjetëshen më të mirë, ndërsa vitin e kaluar dueti i saj me Klodian Kaçanin është vlerësuar me çmimin e publikut. Rrokerja nga Shkodra “priti pak gjatë”, derisa njohu kompozitorin e njohur nga Kosova, Xhevdet Gashin, i cili ka krijuar bandën e parë të rrokut në Kosovë.