Dashuria dhe urrejtja janë pjesë e pandarë në një marrëdhënie dashurie. Pikërisht këtyre dy ekstremeve do t’u këndojë edhe këngëtari nga Prizreni, Neki Emra. Me një karrierë të gjatë si muzikant, në vitin 2007 ai paraqet edhe krijimin e tij të parë,” Qyteti Im”, ku godet menjëherë në shenjë dhe fiton çmimin e parë në Festivalin “Zambaku i Prizrenit”. Si në çdo projekt të tijin edhe këngën “Dashuri dhe urrejtje” ai ia ka besuar tekstin shkrimtarit Albatros Rexhaj. Edhe këtë herë Rexhaj ka zgjedhur të depërtojë fuqishëm në zemrat e të dashuruarve me anë të vargjeve të tij.