Festivalit të 55-të të RTSH-së nuk mund t’i mungonte edhe një grup rroku si “Lynx”. Pas dy vitesh shkëputjeje, grupi i dashur shqiptar, rikthehet me një vokalist të ri dhe me premtimin se muzika e tyre do të qëndrojë gjatë në tregun shqiptar. “Si ty askush” dhe “Princesha” kanë qenë dy nga projektet me të cilat djemtë janë prezantuar për dy vite radhazi në Festivalin e RTSH-së. I treti do të jetë “Sot”, një krijim që mban 100% vulën e Lynx.