Luka dhe Serxhio Hajdini kanë bashkëpunuar shpesh me njëri-tjetrin, por “Koha plaket” është dueti i parë që do të bëjë bashkë vëlla e motër në skenën e Festivalit të RTSH-së. Të dy kanë një dashuri të madhe për muzikën, ndonëse Luka është diplomuar për pikturë dhe Serxhio studion për inxhinier sound-i në Itali.
Përpara se të niste studimet për pikturë, Luka u zgjodh si finaliste në talent show-n “Ethet e së Premtes” dhe që pas asaj kohe ajo ka qenë e pranishme me artin e saj në ekspozita të ndryshme pikture, por në të njëjtën kohë e angazhuar gjithashtu edhe me projektet muzikore. Ajo jeton dhe performon aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serxhio, nga ana tjetër, ka patur eksperienca të ndryshme në koncerte si brenda edhe jashtë vendit. Serxhio bën pjesë në një nga bendet muzikore të mirënjohura në Shqipëri, “Keli Band”.