Lorela mund të cilësohet padyshim si këngëtarja e re që la lëvruar rrymën house në Shqipëri. Karriera e saj muzikore kulmoi me përfaqësimin e Shqipërisë në festivalin “Univision” në Baku të Azerbajxhanit. Projektin e saj të parë ajo e ka prezantuar për publikun në tetor të 2015-ës dhe ishte një këngë e rrymës progressive house. Menjëherë pas saj ajo hodhi në treg bashkëpunimin me dj-in e njohur shqiptar, Dj Aldo si dhe ka punuar njëkohësisht edhe me dj të tjerë në Europë. Nëse mendoni se në festivalin e RTSH-së do ta dëgjoni kaq shpërthyese, gaboheni! Ajo ka vendosur të na surprizojë, duke ndërruar totalisht stil.