Lindita është emri me të cilin ajo preferon të përfaqësohet në këtë festival. Ne e njohim të gjithë si Linda Halimi, zërin shqiptar që na ka përfaqësuar krenarisht në tregun ndërkombëtar. Këngëtarja nga Kosova, tashmë me një karrierë në Amerikë ka mahnitur jurinë e “American Idol”, si dhe është përzgjedhur nga NBA për të kënduar himnin amerikan në eventin më të rëndësishëm sportiv. “Botën” e saj do ta zbulojmë këtë herë përmes muzikës së Klodian Qafokut dhe vargjeve të Big Bastës, të cilët e ngjisin Linditën në skenën e festivalit të 55-të të RTSH.