Linda Rukaj është një muzikante multi-dimensionale nga Tirana. Gjithçka e filloi si këngëtarja dhe kitaristja e grupit “Linda në botën e çudirave”, ku fitoi dy herë rradhazi çmimin “Best Alternative Band” në Top Fest në vitin 2008 dhe 2009. Në vitin 2011, Linda Rukaj nxjerr albumin e saj solo me titulluar “Jam” i cili është vetëm me vokal dhe kitarë klasike. Në po të njëjtin vit ajo zhvendoset në Paris për të vazhduar studimet muzikore për kontrabas jazz dhe momentalisht merr pjesë në jetën muzikore të Parisit, me projekte të ndryshme jazz, pop, etj.
Kënga “Vija e Lumit”, me të cilën konkuron në Festivalin e 55-të të RTSH-së, është frymëzuar nga ngjarjet aktuale në Shqipëri në lidhje me lumin e Valbonës në Tropojë e mbi të gjitha për rëndësinë që ka natyra në jetën e çdo individi.