Jozefina Simoni – Një det të dy

Kur ti shkon e nuk të shoh
shpirti dritat fik
dhe vetmia më mbulon
asgjë nuk përgjigjet çdo gjë pushon, koha ndalon

Vjen… dielli mbi sy më ndizet
akujt e mbrëmjes shkrihen
dhe prapë sytë me ngjyra më vishen
më jep jetë, ti më bën të jetoj

Une sot me shpirt
të ty dorëzohem
gjithçka që kam me ty e ndaj
jeta si film, kur jam pa ty më ngjan bardh e zi

Si një det trazuar shkon
larg duken brigjet
jetojmë në të njëjtën botë
veç zemrat nuk shihen
çdo gjë pushon, koha ndalon