Genc Tukiçi – Sa të dashuroj

Ti je dita edhe nata
Ti je ndielli dhe ndricimi
Ti je lutja dhe harrimi
Ti je puthja dhe gëzimi
Sa të dashuroj….

Ti je shpresa dhe muzika
Ti je ndjenja, poezia
Je ti ylli i vetmuar
Je ti nata e bekuar
Sa të dashuroj…

Desha un’ një puthje tënde,
Mos të mbaroj,
Desha un’ përkdheljen tënde
Të fluturoj
Nuk mundem ma të duroj.

Desha un’ një fjalën tënde
Qe të jetoj
Desha un’ gjith’ zemrën tënde
Që t’mos mendoj
Ah, sa të dashuroj.

Un’ i mjeri, shum’ të prita
iku nata, zbardhi dita
Tuj të prit’ tek pragu i derës
Në mes shiut Edhe erës
Sa të dashuroj…

Ikin vitet dalëngadalë
Ti nga zemra nuk m’ke dalë
Dhe një dit’ kur do largohem
N’puthjet tuja do bekohem
Sa të dashuroj

Desha un’ një puthje tënde,
Mos të mbaroj,
Desha un’ përkdheljen tënde
Të fluturoj
Nuk mundem ma të duroj.

Desha un’ një fjalën tënde
Qe të jetoj
Desha un’ gjith’ zemrën tënde
Që t’mos mendoj
Ah, sa të dashuroj.