Kitarist klasik, pjesëmarrës festivalesh, fitues i disa çmimeve ndërkombëtarë në kitarë: ky është Franc Koruni, i cili prej disa vitesh është aktiv edhe në skenën e muzikës së lehtë. Si kantautor ka përzgjedhur të vijë gjithnjë me këngë që prekin tema social-filozofike, por këtë herë, në Festivalin e RTSH-së ka zgjedhur të vijë ndryshe.
Kënga “Macka” është një projekt gazmor që flet për një djalë, i cili kërkon me çdo kusht vëmendjen e vajzës që dashuron. A do t’ja arrijë qëllimit?! E zbulojmë në vijim…