Florent Abrashi – Të ndjek çdo hap

Të vështroj, të humbas dhe veten e kërkoj, në ty
Të dëgjoj dhe ti nuk je aty, nuk të shoh
Në qiellin tënd i humbur jam

Dua të ndjek çdo hap,
ti sikur një hije humbesh në diell,
Më ler të të prek këtë natë,
Asgjë smund të më mbajë larg
Dua të ndjek çdo hap
Një ëngjull që bie,
Nuk ke një emër
Si një vëgim më ngjan
Asgjë smund të më mbajë larg

Ëndërroj afër je nuk mundem të të shoh, në sy
Të prek fytyrën, rrudhat nuk t’i njoh, më ngjajnë.
Me një humnerë a një vullkan
Eja të shoh Eja të prek
Mos më ndalo Mos më urrej