Është konsideruar si një nga zërat më potentë të muzikës shqiptare, një këngëtare e live-it e mësuar me skenën që në vegjëli.
Flaka Krelani që në moshë të vogël ka qenë një ndër fanset e festivalit të RTSH-së dhe nuk ka ngurruar të jetë pjesë e këtij kompeticioni, ku është prezantuar denjësisht vit pas viti. Me këngët e saj “S’je për mu” dhe “Jeta kërkon dashuri”, rrokerja gjakovare është shpallur fituese e çmimeve të dyta dhe të treta.
Këtë vit, prezantohet në festivalin e 55-të me një projekt të veçantë të krijuar nga vëllai i saj, Qëndrim Krelani, i cili përpos këngës “Osiris” ka punuar edhe albumin e saj të ri, “Xperimental”.