Festina Mejzini nuk është një emër i rastësishëm në showbiz-in shqiptar. Gjakovarja simpatike rrjedh nga një familje artistësh dhe muzika për të është ushqimi i shpirtit. Duke jetuar mes Gjakovës dhe Tiranës, mes studimeve për inxhinieri dhe këngës, Festina shprehet se pas tre vjetësh shkëputjeje, tani është koha e duhur për t’iu rikthyer muzikës, me një këngë rrënqethëse dhe të fuqishme. “Atje lart” flet për dy njerëz që duheshin shumë, derisa njëri prej tyre u nga jeta. Ajo që mbetet të shohim është interpetimi i Festinës në këtë baladë melaknolike që me siguri nuk do të zhgënjejë.