Evans Rama – Flakë

Nata po më pret, në rrugën tënde ndalova,
Nata po më ndjek, hapat e tu unë besova,
por ti kishe zgjedhur shpejt, kishe zgjedh atë,
Për t’mos u kthyer më për t’mos u kthyer më.

Fati po bërtet hej, pse pak më shumë u vonova,
fati po më djeg, zemrën pse nuk ta lexova,
por mëngjeset kthehen shpejt pendimin do ta gjesh,
e zemra jo nuk vlen më, se digjem për ty.

Flak natës unë do ti hedh,
flak rrugës që nuk të sjell,
flak zemrës që nuk të përket e veten do gjesh
Flak natës unë do ti hedh,
flak rrugës që nuk të sjell,
s’të sjell te unë, jo jo nuk të pres pafund.

Nata mbaron, e s’do jem un
do mbetem një hije në hapesirën pafund,
Mbetesh në jetë, mbetesh në rrugë,
Do mbetesh ti vetëm pa askënd që të puth.