Kush është familjar me shfaqjet e skenës operistike, nuk mund të mos e njohë tenorin Erlind Zeraliu, i cili, pasi mbaroi studimet për kanto nën drejtimin e artistit të popullit Gaqo Çako, u bë pjesë e Teatrit e Operas dhe Baletit. Në 14 vite karrierë ai ka një repertor operistik të admirueshëm, ku spikat për timbrin e veçantë e dramatik, si dhe për interpretimin profesional. Zeraliu ka interpretuar në disa musical-e të njohur si, “Moulin Rouge”, “Kiss me Kate”, “Die Dreigroschenoper”, etj. Emocionin e festivalit e ka përjetuar dy herë, ndërsa në këtë edicion të 55-të ai vjen me një baladë dashurie, ku tingujt dhe fjalët i kushtohen muzës së pavdekshme që ka frymëzur gjithmonë ‘artistin’: dashurisë.