Muzika klasike është ajo që mbush shpirtin e tenorit Elson Braha, por herë pas herë ai nuk heziton të eksperimentojë edhe me muzikën e lehtë. Me një eksperiencë brenda dhe jashtë vendit në muzikën klasike, Braha ka spikatur me rolet protagoniste në operan ”Lo speziale“, “Elisir D’amore”, rolin e Alfredos nga Opera “Traviata” dhe së fundmi në rolin e Skendërbeut nga Opera “Skenderbeu” të Prenk Jakovës. Në muzikën e lehtë ai është prezantuar me këngët “Emrin tënd”, “Me mua vjen”, “I thyer”, etj.
“Edhe një herë”, me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Pandi Laços, flet për humbjen e njerëzve të shtrenjtë dhe boshllëkun që lënë pas në jetën tonë.