Fituesja e edicionit të katërt të X-Factor, Edea Demaliaj është një tjetër konkurrente që i bashkohet listës së këngëtareve të Festivalit të 55-të të RTSH-së. Vajza e rrokerit të njohur shqiptar Gentian Demaliaj duket se po ecën e sigurt në hapat e të atit dhe shpesh shprehet se muzika është pjesë e saj që gjithmonë ia bën gjithçka më të lehtë. “Besoj në ëndrra” është projekt i shkruar nga vetë Edea, duke na bërë të zbulojmë edhe një tjetër talent të sajin, atë të tekstshkrueses. Dashuria e njëanshme e një personi, i cili vazhdon lufton dhe ende beson në ëndrra është subjekti i këngës së saj. Madje dhe vetë Edea ka ëndërruar gjithnjë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.