Lidhjen me muzikën Dilan Reka e ka patur që në moshën 2-vjeçare, me këngën “Luleborë”, ndërsa në moshën 13 vjeçare ai realizoi koncertin e tij të parë recital me këngët e Vaçe Zelës në TKOB. Projekti i tij në anglisht “Naked” i publikuar një vit më parë në YouTube, nxjerr një pah jo vetëm aftësitë vokale, por edhe stilin e tij unik. Nëse vitin e kaluar në Festivalin e RTSH-së ne “Buzëqeshëm” me këngën e Dilanit, këtë vit djaloshi simpatik na thotë “Mos harro”.