Jemi mësuar të shohim në festival grupe rroku, alternative, por grup këngëtarësh klasikë asnjëherë më parë. “Classic Boys” është i pari grup i këtij lloji në Shqipëri. Geraldi (nga Dibra), Ilsi (nga Shkodra) dhe Bledi (nga Durrësi) studiojnë të tre në Universitetin e Arteve. Pjesëmarrës dhe fitues në disa prej ngjarjeve më të rëndësishme artistike shqiptare, djemtë e grupit “Classic Boys” do të provojnë këtë herë emocionet e skenës së Festivalit të 55-të të RTSH-së. Këtë herë vijnë në bashkëpunim me dy emra të njohur të muzikës: Endri Sinën dhe Saimir Brahon. Classic Boys do t’i këndojnë jetës dhe dashurisë që njeriu ushqen për të. Sipas tyre askush s’është më i fortë se forca e universit, jetës dhe dashurisë së vërtetë.