Aslajdon Zaimi – Merrmë që sot

Mallkimi yt më le në vend, dhe nuk po gjej daljen
Pas teje zemrën e kam lenë, por trupi prap me djeg
mbi veten time skam asgjë, asgjë përveç teje
më jep frymëzim për të mos rënë në realitet
urreja mentalitetin, baby di veç një fjalë: pasioni nuk është për këtë kohë
ndaj vetëm ti më zgjon, se vetëm ti kupton
më bën rebel, më jep forcë, më bën anarkist, dhe me ty luftë më botën nis
vetëm të më dëgjojnë edhe të më besojnë

Se unë nuk kam njeri, në këtë realitet, dhe i vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj
një ndër, merrmë që sot se nuk duroj
Se në ty gjej shpëtim, ditë të mira do vijnë, nëse vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj
një nder, merrmë që sot nuk duroj më

Sa herë më duket lidhja jonë, si e pamundur
edhe pse ti më tradhëton, jam i lumtur
më rrëmben, ku ka jetë, atje ku ndihem gjallë
ti nuk je ti nuk je, e vërtetë e vërtetë
por më do për këtë që jam
urreja realitetin prandaj të zgjodha ty pranë,
për dikë si unë nuk është e lehtë, ndaj vetëm ti më zgjon,
se vetëm ti kupton

Se unë nuk kam njeri, në këtë realitet, dhe i vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj
një ndër, merrmë që sot se nuk duroj
Se në ty gjej shpëtim, ditë të mira do vijnë, nëse vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj
një nder, merrmë që sot nuk duroj më
Ata nuk e din se sa më dhemb, se sa më djeg kur më gjykojnë,
Më merr që sot, më merr që sot, më merr që sot se vetëm nuk e duroj, unë vetëm nuk e duroj,
vetëm nuk e dua, nuk e duroj, se vetëm nuk e dua, nuk e duroj..
që sot, që sot, që sot, që sot..