Një tjetër këngëtare stili i bashkohet këtë vit skenës së Festivalit të RTSH-së. Ajo është Albulena Jashari, e cila karrierën e saj e ka nisur në vitin 2005, në talent show-n “Ethet e së premtes mbrëma”. 27 vjeçarja nga Prishtina është fituese e një sërë çmimeve në konkurset muzikore shqiptare, ndërsa në vitin 2015 u përzgjodh si këngëtarja që do të përfaqësonte Kosovën në festivalin “Turkçe Vision” në Turqi.
Projektin “Fjalët ia lë zemrës” ajo ia ka besuar tre miqve të saj artistë, Marselës, Brizit dhe Big Bastës. Sipas saj arti dhe bukura nuk mund të shpjegohen kurrë me fjalë. Ato thjesht shijohen e ndihen ashtu siç e thotë edhe vetë titulli i këngës.